Arrestohet Artan Grubi

Nga D. V.
611 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shkurt – Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i marrëdhënieve mes bashkësive, Artan Grubi sot në mëngjes është arrestuar në vendkalimin kufitar Bllacë.

“Sot (23.02.2026) në orën 06:10 në Vendkalimin kufitar Bllacë, në hyrje të vendit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili ishte i kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar për hetimin për vepër të kryer penale sipas nenit 354 paragrafi 5 v.v. paragrafi3 v.v. pargrafi1 v.v. me nenin 22 nga KD”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Grubi dyshohet për mashtrim në Lotarinë shtetërore, ku së bashku me Përparim Bajramin dyshohen për krim prej tetë milionë eurove përmes porosisë së aparateve VLT.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër