Shkup, 24 mars – Sot u takova me drejtuesit e Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë, një organizatë me kontribut të madh në mbrojtjen e rrëqebullit të Ballkanit, simbol i biodiversitetit tonë.
Diskutuam për nevojën e një mbështetjeje më të fortë institucionale dhe për një bashkëpunim më intensiv ndërkufitar, veçanërisht me Shqipërinë, ku popullata e rrëqebujve pjesërisht migron.
Shoqata na dhuroi fotografi të rrëqebuјve të kapur në të dy anët e kufirit. Këto fotografi do të zënë vend në ministri, si një kujtesë se mbrojtja e specieve të rrezikuara duhet të jetë rajonale.
