Rama: Projekti Lungomare 3 drejt përfundimit

Nga D. V.
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në kantierin Lungomare 3, Vlorë-Orikum, një prej projekteve më të rëndësishme në qytetin bregdetar, puna po vijon me ritme të larta për këtë investim strategjik që zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen, në “kantierin e transformimit” e cilësoi ai, të aksit të Radhimës, ku shtrihet projekti i Lungomare 3 që po shkon drejt përfundimit.

Bajpasi Orikum-Lungomare 3 shtrihet mbi kodrat e rrugës Vlorë-Orikum dhe do të mundësojë një frymëmarrje krejt të re për Vlorën.

Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

Lungomare 3 do t’i shërbejë jo vetëm banorëve të zonës, por gjithë turistëve vendas e të huaj që frekuentojnë Rivierën Shqiptare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër