Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Nga D. V.
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 Prill, Zhurnal.mk – Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në muajin shkurt të vitit 2026 është zvogëluar për 10.3 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2025, thonë të dhënat e reja të entit shtetëror të statistikave.
Gjatë muajit shkurt të vitit 2026 janë dhënë 244 leje ndërtimi.

E në të njëjtën kohë vlera e paraparë e objekteve është 14 476 578 mijë denarë, që është për195.4 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2025.
“Rritja e vlerës vjen si rezultat i faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet deri në 132 MW, në territorin e Komunës së Shtipit, Komunës së Radovishit dhe Komunës së Karbincit,” tha enti.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 173 ( 70.9 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 25 ( 10.2 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 46 ( 18.9 %) për objektet për rindërtim.
“Nga gjithsej 244 të objekteve, tek 174 ( 71.3 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 70 (28.7 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste (ndërmarrjet private),” thotë enti.

Sipas të dhënave, në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 309 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 36 919 m2.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër