369
Shkup, 13 prill, Zhurnal.mk – Komandanti UÇK-së, Zejnulla Ganiji, mbahet me orë të tëra në Tabanoc.
“Vetëm dua t’ju njoftoj se dje, rrugës për në Preshevë, për vizitë tek disa miq, jam ndaluar për orë të tëra nga policia serbe dhe më pas më dhanë një vendim për ndalesë hyrjeje në shtetin serb, me arsyetimin se unë paraqes rrezik për sigurinë e shtetit.
Arsyeja e vetme që e bëj këtë status është që t’i shmangeni udhëtimit për andej dhe të jeni më të kujdesshëm, që e njëjta, ose diçka më e keqe, mos t’ju ndodhë edhe juve”, ka shkruar Ganiu në rrjetin e tij facebook.
