Ermal Nufi takon kreun ushtarak të NATO-s në Bruksel

Nga Xh M
167 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 15 prill Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka zhvilluar sot një takim në Bruksel me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO, Giuseppe Cavo Dragone, ku në fokus ka qenë forcimi i bashkëpunimit dhe siguria në rajon.

Takimi vjen në kuadër të rritjes së dialogut strategjik mes Shqipërisë dhe Aleancës.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ka qenë situata në Kosovë dhe roli i KFOR-it në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Në tryezë ishin edhe projekte strategjike si Korridori VIII dhe zhvillimi i Porto Romanos, që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare dhe rajonale, me mbështetjen e mëtejshme të NATO-s.

Nufi gjithashtu ka rikonfirmuar se Shqipëria mbetet e angazhuar fort në Aleancën Euroatlantike, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

“Takim i rëndësishëm me Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO, në funksion të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën në çdo nivel. Vëmendje e veçantë ndaj Kosovës dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Roli strategjik të Korridori VIII dhe zhvillimi i Porto Romanos me mbështetjen e mëtejshme nga Aleanca, i rendësishëm për avancimin e projekteve me rëndësi kombëtare dhe rajonale. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej rolin e saj në NATO, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.”, ka shkruar Nufi në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Nufi u takua edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuan për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe luftën në Ukrainë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër