Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali prezanton mundësitë për investime në Maqedoninë e Veriut në Düsseldorf

Nga Xh M
108 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Düsseldorf, 18 prill Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, mori pjesë në panelin me temë “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”, i mbajtur në Düsseldorf.

Gjatë fjalës së tij, Sali theksoi rëndësinë e Gjermanisë si partneri më i madh tregtar dhe një ndër investitorët kryesorë në vend, duke nënvizuar se mbi 150 kompani gjermane operojnë në Maqedoninë e Veriut, duke punësuar mbi 22 mijë qytetarë dhe duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik.

Ai vuri në pah besimin e vazhdueshëm të investitorëve gjermanë, të reflektuar përmes rritjes së investimeve dhe riinvestimeve, si dhe përkushtimin e Qeverisë për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm, konkurrues dhe të parashikueshëm për biznes.

Zëvendëskryeministri Sali gjithashtu theksoi se avancimi i bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë shkon paralelisht me procesin e integrimit evropian të vendit, duke rikonfirmuar përkushtimin e plotë të Maqedonisë së Veriut ndaj reformave dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër