Tiranë, 21 prill Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me Marsela Bashari, përfaqësuese e diasporës shqiptare në Luksemburg, ku vlerësoi rolin e saj në forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar jashtë vendit dhe atdheut.
Gjatë takimit, Balla theksoi rëndësinë e angazhimit të diasporës në promovimin e vlerave kombëtare dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit kulturor e shoqëror.
Ai nënvizoi se aktivitete të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe në forcimin e marrëdhënieve me vendin e origjinës.
Duke vlerësuar përkushtimin e Basharit, Balla u shpreh se arti dhe kultura mbeten ndër ambasadorët më të fuqishëm të çdo populli, pasi përçojnë një gjuhë universale që nxit mirëkuptimin, respektin dhe harmoninë mes komuniteteve.
