‘Duan nënshtrim’, Çitaku e prerë: VV prodhon krizë, çështja e Presidentit s’është lojë

Nga Xh M
546 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 prill Zhurnal.mk – Vlora Çitaku nuk kurseu asnjë fjalë në reagimin e saj të fundit, duke e cilësuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zgjedhjes së Presidentit si një tallje të pastër me shtetin, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Sekretarja e PDK-së e bëri të qartë se kjo temë nuk është për “pazare” apo improvizime, por një detyrim kushtetues që kërkon seriozitet maksimal.

Çitaku hodhi akuza të rënda drejt pushtetit, duke thënë se derisa vendi pret zgjidhje, eksponentët e LVV-së merren me “vizita turistike” dhe tregojnë përçmim ndaj procesit. Sipas saj, qasja e tyre është e qartë, nuk po kërkojnë bashkëpunim, por po tentojnë t’i ulin të tjerët në gjunjë.

Ajo theksoi se PDK ka ofruar opsione në tavolinë, por ka hasur në një mur arrogance.

“Kjo nuk është mënyrë për të ndërtuar institucione. Nuk duan zgjidhje, por duan nënshtrim. Nuk kërkojnë konsensus, por prodhojnë krizë”, shkroi Çitaku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër