Ministria thotë se afro 228 milonë euro të kredisë hungareze janë transferuar tek kompanitë vendore

Nga D. V.
751 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 Prill, Zhurnal.mk – 14 miliardë denarë ose 227.3 milionë euro të kredisë të marrë në Hungari janë plasuar deri më tash në ekonominë e Maqedonisë së Veriut me një kamatë interesi për kompanitë vendore prej 1,95%, thotë ministria e financave.

Në një komunikatë, ministria tha se së fundi një pjesë e re prej “176.6 milionë denarësh ose afërsisht 2.9 milionë eurosh është transferuar nga Buxheti qendror në Bankën e Zhvillimit për të mbështetur kompanitë vendase.”
“Ky është transhi i dytë këtë vit që po plasohet në Bankën e Zhvillimit, dhe prej andej në bankat komerciale përmes të cilave fondet plasohen tek përdoruesit fundorë, kompanitë,” tha ministria në një komunikatë sot për kredinë prej 500 milion euro të marrë tashmë nga banka hungareze, pas marrëveshjes së vitit 2024 për gjithsejtë 1 miliardë euro kredi.

“Deri më tani, gjithsej 14 miliardë denarë ose 227.3 milionë euro janë plasuar në ekonominë vendase. Qeveria i siguroi këto fonde përmes një linje krediti nga Banka Hungareze e Eksport-Importit me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendase,” thuhet në komunikatë.

Sipas ministrisë, fondet plasohen tek përdoruesit fundorë përmes bankave komerciale, norma e interesit është 1.95% në vit, periudha e shlyerjes është deri në 15 vjet dhe një periudhë mospagimi deri në 3 vjet.
“Buxheti total për mbështetjen e kompanive vendase i parashikuar në Buxhet është 250 milionë euro, dhe vlera e ciklit të investimeve vlerësohet në rreth 300 milionë euro,” tha ministria e financave./ Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër