Lesli Miller “UNICEF”: Një në tre fëmijë në Maqedoninë e Veriut në rrezik nga varfëria

Nga B.M
627 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 Maj, Zhurnal.mk – Sipas një analize të re të përgatitur nga UNICEF dhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë e Maqedonisë së Veriut, çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut është i ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë, shkruan Zhurnal.mk

Përfaqësesja e zyres së UNICEF në Shkup, Lesli Miller, tha sot në një konferencë, se rreziku i varfërisë te fëmijët nuk është vetëm çështje sociale, por edhe zhvillimore, pasi ndikon drejtpërdrejt në arsimin, shëndetin dhe perspektivën afatgjatë të tyre.

“Qëndrueshmëria demografike nënkupton krijimin e kushteve në të cilat familjet kanë mundësi të rrisin fëmijë me siguri, dinjitet dhe besim në të ardhmen”, tha zonja Miller.

UNICEF tha se së bashku me Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë e Maqedonisë së Veriut dhe partnerët, po diskutojnë se si “reformat në mbrojtjen sociale mund të kontribuojnë më mirë në uljen e varfërisë së fëmijëve, mbështetjen e punësimit të grave dhe forcimin e kapitalit njerëzor.”

Sipas të dhënave të UNICEF the ministrisë, rreth “120.000 fëmijë në vend ende janë të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë – veçanërisht fëmijët nga familjet me shumë anëtarë, familjet rome dhe familjet me një prind,” tha UNICEF në një komunikatë.

Analiza e paraqitur sot i bën thirrje institucioneve që të forcojnë politikat sociale, të zgjerojnë ndihmën për familjet në nevojë dhe të krijojnë mekanizma më efektivë për uljen e pabarazive sociale, veçanërisht te grupet më të ndjeshme. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër