Podgoricë, 11 maj, Zhurnal.mk – Një parti serbe në Mal të Zi tha dje se do të paraqesë një kërkesë në parlamentin e vendit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ligjvënësi dhe kreu i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Milan Knezevic, tha në një takim të partisë se DNP se do të kërkojë miratimin e një deklarate parlamentare për të detyruar qeverinë e Kryeministrit Milojko Spajic që të tërheqë njohjen e bërë në tetor 2009 nga qeveria asaj kohe e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) – tash në opozitë, raporton dtt-net.com, transmeton Zhurnal.mk.
“Për këtë, mjafton që ata që deklarohen si serbë në parlament të votojnë, dhe pastaj që ministrat serbë në qeveri ta përsërisin të njëjtën gjë”, citohet të ketë thënë ai nga e përditshmja Vijesti.
DNP-ja u largua nga qeveria e Spajiçit pasi qeveria nuk mbështeti kërkesat e saj për ndryshime kushtetuese, duke përfshirë zyrtarizimin e gjuhës serbe, ndryshimet në ligjin e shtetësisë, thirrjet e partisë për zyrtarizimin e flamurit të vjetër civil të Serbisë (kuq-blu-bardhë) në Mal të Zi dhe planet e qeverisë për ndërtimin e një impianti për menaxhimin e ujërave të zeza në komunën Zeta.
Propozimi i partisë së Knezeviçit drejtuar Parlamentit për ta bërë flamurin e vjetër kontrovers një të dytë zyrtar u refuzua muajin e kaluar.
23 ligjvënës votuan kundër, 21 pro dhe 13 abstenuan për propozimin mbi flamurin e vjetër-blu-bardhë, të cilin partitë e malazezëve etnikë e refuzojnë dhe e konsiderojnë atë si flamurin e vjetër të Serbisë.
Partitë opozitare të malazezëve etnikë e kundërshtuan propozimin. Ligjvënësit serbë e mbështetën atë, ndërsa të tjerë të Europe Now (PES) të Spajiçit abstenuan.
Dy parti të tjera serbe vazhdojnë të mbeten në qeverinë e Spajiçit: Demokracia e Re Serbe (NSD) e Kryetarit të Parlamentit Andrija Mandiç dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).
Si Knezeviç ashtu edhe Mandiç janë aleatë të ngushtë të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Të tre partitë serbe kanë së bashku 15 vende në parlamentin me 81 vende dhe mund të rrëzojnë qeverinë e Spajiç. / Zhurnal.mk
