Ali Ahmeti për ngushëllime në familjen e Beqir Sadikut për ndarjen nga jeta të nënës së tij

Nga B.M
1,367 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 11 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vizituar familjen e komandant Beqir Sadiku për të shprehur ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe përfaqësues partiakë, ka qëndruar pranë familjarëve duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.

Gjatë vizitës, kreu i BDI-së ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me familjen Sadiku, duke u lutur për paqe për të ndjerën dhe forcë për familjarët për ta përballuar humbjen, përcjell Zhurnal.mk.

Beqir Sadiku është një nga figurat e njohura të luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, i njohur në opinion si komandant dhe veprimtar i çështjes shqiptare. Ai ka qenë i angazhuar në strukturat e ish-UÇK-së dhe më pas ka mbetur aktiv në jetën publike dhe shoqërore shqiptare në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër