EVN zyrtarisht pronare dhe operatore e sistemit më të madh të licencuar baterik në vend

Nga B.M
608 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Probishtip, 12 maj, Zhurnal.mk – EVN Maqedoni vendosi në funksion sistemin e parë baterik për ruajtjen e energjisë elektrike (Battery Energy Storage System – BESS), i instaluar në kuadër të centralit fotovoltaik “Probishtip”. Me fuqi të instaluar prej 10 MW dhe kapacitet prej 20 MWh, sistemi paraqet kapacitetin më të madh baterik në kuadër të të gjithë EVN Grupacionit, ndërsa njëkohësisht e bën kompaninë pronare dhe operatore të sistemit më të madh të licencuar baterik në vend. Integrimi i kësaj teknologjie mundëson që energjia diellore e prodhuar gjatë ditës të ruhet dhe të përdoret në periudhën më të përshtatshme, duke kontribuar në stabilitet më të madh, fleksibilitet dhe efikasitet të sistemit energjetik.

Me rastin e vënies në përdorim të sistemit baterik, lokacionin e vizituan anëtarët e Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, menaxherët e kompanive përbrenda EVN, përfaqësues të Komunës së Probishtipit, profesorë eminentë nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike, si dhe përfaqësues të kompanisë realizuese Intebako.

Gjatë vizitës, të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier.

“Sot qëndrojmë para arritjes tonë më të re – sistemit baterik për ruajtjen e energjisë, të vendosur në centralin fotovoltaik ‘Probishtip’. Bëhet fjalë për një nga projektet udhëheqëse në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe për sistemin më të madh baterik në kuadër të të gjithë Grupacionit EVN dhe në vend. Së shpejti, kapaciteti i sistemit do të dyfishohet në 40 MWh. Pajisjet tashmë janë dorëzuar dhe ndodhen në fazë instalimi”, theksoi z. Maier.

Sistemi baterik është realizuar me teknologjinë moderne LiFePO4 (LFP), me jetëgjatësi stabile pune prej rreth 10 vitesh, përkatësisht 10.000 cikle pune. Sistemi përbëhet nga disa kontejnerë baterikë dhe PCS, të vendosur në një sipërfaqe prej rreth 580 metrash katrorë. Bateritë janë prodhuar nga CATL, një nga liderët botërorë në industrinë e baterive, ndërsa sistemi për konvertimin e energjisë është siguruar nga K Star.

Pas një procesi intensiv të përgatitjes dhe realizimit, projekti u licencua zyrtarisht më 9 prill 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër