Zbulohet laboratori i drogës në Milano, arrestohet shqiptari me precedentë penalë

Nga Xh M
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Milano, 12 maj Zhurnal.mk – Policia italiane ka zbuluar në tualetin e një pallati në Milano një sasi me lëndë narkotike. Brenda saj, policia italiane gjeti kilogramë drogë, pajisje për përzierje dhe presim të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga përfundoi një shqiptar 52-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.

Operacioni, sipas mediave italiane, u zhvillua nga efektivët e komisariatit Mecenate, të cilët kishin vënë nën vëzhgim shqiptarin prej disa kohësh. Sipas mediave italiane, ai u ndoq deri në një godinë në zonën e Via San Dionigi, ku hyri nga një derë dytësore në një pallat ku nuk banonte.

Policia ndërhyri sapo 52-vjeçari hyri në ambientet e brendshme dhe zbuloi se një tualet jashtë përdorimit ishte kthyer në bazë për përpunimin dhe fshehjen e drogës.

Në tavolinat e punës u gjetën rreth 2.5 kilogramë heroinë, mbi 5 kilogramë substanca përzierëse, peshore precize, materiale paketimi dhe pajisje që përdoren për presimin e drogës para shpërndarjes në treg.

Por zbulimi nuk mbaroi aty. Brenda një elektroshtëpiakeje të vjetër dhe jashtë funksionit, efektivët gjetën edhe 1.5 kilogram tjetër heroinë, mbi 100 gram kokainë, hashash dhe kartëmonedha false.

Hetuesit dyshojnë se ambienti përdorej si pikë përgatitjeje dhe magazinimi për shpërndarjen e drogës në Milano, ndërsa po verifikohet nëse shqiptari kishte lidhje me rrjete të tjera të trafikut të narkotikëve në zonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër