Roli i AMA-s si ent rregullator, Krasniqi takim me Përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 maj, Zhurnal.mk – Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi priti në takim në AMA, Përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Ambasadorin Jan Braathu.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryetarja e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri,  Clarisse Pasztory, Këshilltarja Kryesore e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Barbara Trionfi, shefi i Departamentit të Demokratizimit pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Dane Koruga, si dhe Sekretari i Lartë i Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Adis Mustedanagic.

Gjatë takimit, Krasniqi iu përgjigj interesit të Braathu mbi rolin e AMA-s si ent rregullator, transparencën e pronësisë së medias, qasjen ndaj publikut dhe mekanizmat administrativë e ligjorë që garantojnë trajtimin e ankesave të ardhura nga qytetarët dhe grupet e interesit për përmbajtjet audiovizive.

Gjithashtu, Krasniqi e informoi edhe lidhur me rolin e AMA-s në garantimin e balancës ndërmjet lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së publikut nga përmbajtjet e dëmshme.

Palët diskutuan edhe mbi bashkëpunimin e vendosur nga AMA me TikTok dhe X për raportimin dhe trajtimin e përmbajtjeve të dëmshme në këto platforma, si një praktikë bashkëkohore që reflekton përgjegjësinë institucionale të rregullatorit në raport me sfidat e reja të ekosistemit mediatik dhe zhvillimet e kuadrit europian në fushën digjitale.

Ambasadori Braathu vlerësoi progresin e arritur nga AMA në drejtim të forcimit të standardeve të shtetit të së drejtës dhe lirisë së shprehjes, duke theksuar se eksperienca e rregullatorit shqiptar përbën një model të rëndësishëm reference për rregullatorët e vendeve të Europës Juglindore.

OSBE është një ndër partnerët strategjikë të AMA-s në forcimin e standardeve demokratike, lirisë së shprehjes dhe konsolidimit të një mjedisi mediatik të pavarur, transparent dhe në përputhje me standardet europiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër