Qeveria nis betejën kundër kredive të shpejta, i merret licenca një shoqërie financiare

Nga Xh M
231 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 maj Zhurnal.mk – Ministria e Financave ka njoftuar se i është hequr licenca për punë një prej shoqërive më të mëdha financiare në treg, pas një mbikëqyrjeje të jashtëzakonshme të realizuar pas ankesës së një qytetari.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje serioze të dispozitave ligjore dhe veprime në kundërshtim me rregullat për mbrojtjen e konsumatorëve.

Nga Ministria thonë se praktikat e përdorura nga shoqëria financiare kanë vënë në rrezik qytetarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e saj. Për shkak të parregullsive të evidentuara, në muajin maj është marrë vendim për heqjen e licencës së punës së kësaj kompanie.

Ministria e Financave bëri të ditur se edhe gjatë vitit 2026 do të vazhdojnë kontrollet e përforcuara ndaj shoqërive financiare në vend. Që nga fillimi i vitit janë shqiptuar 22 gjoba për 16 shoqëri financiare, si dhe 23 urdhra për mënjanimin e parregullsive.

Paralelisht me kontrollet, autoritetet po përgatisin edhe ndryshime ligjore për të rritur mbrojtjen e qytetarëve dhe transparencën në sektorin financiar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër