Shkup, 24 maj, Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian po hap derën për zgjerim dhe kjo mundësi nuk duhet të humbet. Momenti aktual gjeopolitik paraqet një nga mundësitë më të rëndësishme që vendi të vazhdojë rrugën e tij evropiane dhe të bëhet pjesë e procesit të zgjerimit të ri të Bashkimit Evropian.
BE-ja e kërkon Maqedoninë e Veriut
Vizita e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Maqedoninë e Veriut, e cila do të zhvillohet menjëherë para Samitit të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë, është një tjetër sinjal se zgjerimi është përsëri lart në axhendën e Unionit.
Kjo është një nga periudhat kohore vendimtare kur zgjerimi i Bashkimit Evropian është lart në listën e prioriteteve. Sepse është e qartë se nga shumë parametra kjo është një nga periudhat kohore vendimtare në të cilën zgjerimi i BE-së është padyshim dhe me hapa konkretë lart në listën e prioriteteve të Unionit. Tashmë ka diskutime rreth modeleve specifike për fillimin e proceseve që do të nënkuptojnë pranimin e Ukrainës dhe Moldavisë, si dhe aktivizimin e mëtejshëm të rifillimit të referendumit në Islandë me qëllim vazhdimin e negociatave.
Një tjetër sinjal se ekziston një vullnet për zgjerim në Bashkimin Evropian është dokumenti jo-zbatues nga kancelarja gjermane Merz. Edhe pse ka njerëz që nuk pajtohen me të, është anëtarësim gradual, pjesëmarrje në institucionet e BE-së, dhe nuk është një dokument përfundimtar që është miratuar nga Bashkimi Evropian.
Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një letër drejtuar udhëheqësve të Bashkimit Evropian, bën thirrje për zgjidhje inovative për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë Ukrainës, por edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, shkruan “Zhurnal.mk”.
Rreziqet nëse Maqedonia e Veriut nuk e shfrytëzon këtë moment!
Rreziku nëse nuk veprohet shpejtë është se Maqedonia e Veriut mund ta humbas momentin e duhur dhe të mbetet jashtë të gjitha proceseve. Vendi mund të mbetet një shtojcë në Ballkan, ku nuk do të ketë buxhete dhe me çfarë të mbijetojë. Pasojat janë të vështira, të gjithë të rinjtë do të largohen nga këtu nëse ky proces ndalet kështu.
Maqedonia e Veriut nëse iv endos bullgarët në Kushtetutë nuk rrezikon të humbasë asnjë rrezik për asnjë përcaktues identiteti. Nëse e humbet këtë tren tani, dikur do të jetë shumë vonë.
Aktualisht brenda BE-së, është formuar një komision për të shkruar marrëveshjen e pranimit për Malin e Zi dhe përparimin e Shqipërisë. Tashmë ka diskutime rreth buxhetimit në Bashkimin Evropian, dhe këto janë periudha shtatëvjeçare. Nëse Maqedonia e Veriut nuk hy në këtë plan të Bashkimit Evropian, atëherë dyert padyshim do të mbyllen dhe do të bëhet edhe me keq.
Plani paraprak ishte që Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2030. Nëse këtë moment nuk e shfrytëzon qeveria në Shkup, atëherë vendi ynë do të mbetet me vendet e fundit dhe “problematike” siç është Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Këta vende kanë probleme esenciale, siç janë çështja e njohjes dhe problemet territorial brenda BeH, prandaj ky rrezik është shumë i madh.
Si mund të qeveria Mickoski ta zgjidhë këtë problem!
Qeveria e zgjeruar apo qeveria teknike, në çfarëdo forme që do të llogaritet, është një moment i rëndësishëm se si mund të zgjidhet ngërçi aktual. “Faji” ose më përgjegjësia do të ndahet midis gjitha partive politike. Një qeveri e tillë mund të formohet para zgjedhjeve paralamentare, duke e dnryshuar kushtetutën dhe duke shkuar pastaj në zgjedhje të reja parlamentare.
Opsioni i dytë është që të ketë zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, dhe pastaj partitë fituese para se ta votojnë qeverinë e re, si kusht kryesor ta vendosin ndryshimin e Kushtetutës. Kjo është një praksë që ka funskionuar edhe me votimin e ligjit të gjuhës shqipe.
Në kushtet e tanishme është dukshëm e qartë se Mickoski nuk do ta pranojë këtë ofertë të Filipçes, por deri në vjeshtë gjërat mund të ndryshojnë dhe Maqedonia e Veriut të gjejë zgjidhjen e duhur.
Mençuria është ta kapësh momentin e duhur, ndërsa momenti i duhur është të kapet treni i fundit drejt BE-së tani, shkruan “Zhurnal.mk”.
