MPJ e Maqedonisë së Veriut: Dënojmë sulmet e reja të Rusisë ndaj Ukrainës

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 maj, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut, përmes një postimi në rrjetet sociale, dënoi ashpër sulmet e fundit masive me raketa dhe dronë nga Rusia ndaj Ukrainës.

Në reagimin e saj, Ministria deklaron se sulmet u drejtuan ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të vendit, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën kritike.

“Ne dënojmë fuqimisht sulmet e fundit në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë nga Rusia kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Maqedonisë, përcjell “TV24”.

Nga Ministria përsëritin mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, mes sulmeve të vazhdueshme dhe përshkallëzimit të konfliktit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër