Rama i pranishëm në Konferencën e tetë ndërqeveritare me BE, agjenda

Nga D. V.
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 maj, Zhurnal.mk – Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë nesër në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit, një takim që pritet të shënojë një hap të rëndësishëm në avancimin e mëtejshëm të reformave dhe kapitujve të Grupkapitullit 1 “Themeloret”.

Konferenca do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme nga Shqipëria, si dhe për përcaktimin e piketave përmbyllëse për këtë grupkapitull, i cili mbetet thelbësor për ecurinë e përgjithshme të negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas axhendës së publikuar nga BE, Konferenca e 8-të do të zhvillohet në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, nën drejtimin e zëvendësministres për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna.

Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa pala e Bashkimit Evropian do të drejtohet nga zëvendësministrja Marilena Raouna, me pjesëmarrjen e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Konferenca pritet të nisë rreth orës 19:00 në mbrëmje në Bruksel, ndërsa në përfundim të saj do të mbahet një konferencë për shtyp.

Grupkapitulli 1 përfshin kapitujt kyç të procesit të integrimit, përfshirë:

Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitullin 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Funksionimin e institucioneve demokratike

Reformën në administratën publike

Kriteret ekonomike të anëtarësimit

Kapitullin 5 – Prokurimi publik

Kapitullin 18 – Statistikat

Kapitullin 32 – Kontrolli financiar

Ky takim vjen pas një serie konferencash ndërqeveritare që kanë çuar në hapjen e të gjithë grupkapitujve negociues, duke përfshirë “Themeloret”, “Tregun e Brendshëm”, “Konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse”, “Agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme”, “Burimet, bujqësinë dhe kohezionin”, si dhe “Marrëdhëniet e Jashtme”.

Konferenca e 8-të konsiderohet një moment i rëndësishëm në fazën aktuale të negociatave, pasi fokusohet në përmbylljen e kushteve të ndërmjetme që përcaktojnë ritmin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Procesi i negociatave me Bashkimin Evropian vijon sipas metodologjisë së re të zgjerimit, ku progresi në Grupkapitullin 1 “Themeloret” mbetet vendimtar për ecurinë e përgjithshme të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Procesi i negociatave me Bashkimin Evropian vijon sipas metodologjisë së re të zgjerimit, ku progresi në Grupkapitullin 1 “Themeloret” mbetet përcaktues për ritmin e përgjithshëm të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër