MPJ ruse paralajmëron sulme në Kiev, u bën thirrje të huajve të largohen nga kryeqyteti ukrainas

Nga Xh M
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 25 maj Zhurnal.mk – Ministria e Jashtme e Rusisë u ka bërë thirrje shtetasve të huaj që të largohen nga kryeqyteti ukrainas, Kiev, duke paralajmëruar një seri sulmesh ndaj objekteve të industrisë ushtarake ukrainase.

Sipas njoftimit të ministrisë ruse, forcat ruse do të kryejnë sulme të koordinuara ndaj objekteve të mbrojtjes, qendrave të vendimmarrjes dhe pikave komanduese në Kiev.

“Sulmi i forcave të armatosura të Ukrainës ndaj Starobelskut e mbushi kupën e durimit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Në deklaratë theksohet se ushtria ruse do të ndërmarrë “goditje sistematike” ndaj ndërmarrjeve të kompleksit ushtarako-industrial ukrainas, përfshirë objektet që lidhen me projektimin, prodhimin dhe përgatitjen për lëshimin e dronëve.

Moska pretendon se këto aktivitete kryhen me ndihmën e specialistëve të NATO-s, të cilët sipas saj janë të përfshirë në furnizimin me komponentë, sigurimin e informacioneve të inteligjencës dhe përcaktimin e objektivave për sulme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër