Shembja e rrugës në Ohër, qytetarët dyshojnë në cilësinë e punimeve pas asfaltimit të fundit

Nga Xh M
452 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 maj Zhurnal.mk – Është shembur një pjesë e asfaltit të ri në rrugën “Haxhi Mustafa” në Ohër, ndërsa në gropën e hapur ra edhe një kamion i madh. Kjo rrugë, e cila ndodhet në lagjen Voska ishte asfaltuar një muaj më parë. Më herët, për pesë muaj rruga kishte mbetur plotësisht e hapur dhe e gërmuar, për çka kishte raportuar edhe Alsat. Qytetarët janë të shqetësuar për sigurinë e tyre, thonë se asfalti i mëparshëm kishte zgjatur 50 vjet.

“Asfalti nuk ishte bërë siç duhet, as puna nuk ishte përfunduar siç duhet. Vendosën vetëm pllaka mbi asfalt, por as pllakat nuk ishin bërë mirë, nuk kishte mjaftueshëm hekur brenda. Duhej hekur 24-18 për ta mbajtur peshën dhe mbështetjen. Këtu kalon lumë, ka ujë, mbajeni mend këtë lumë. Pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjet nuk ishte prekur fare. Kudo që ankohemi, shkojmë, ankohemi dhe përsëri e njëjta gjë. Asfalti qëndroi vetëm tre muaj dhe nuk ishte bërë siç duhet. Nëse e shikoni, do ta kuptoni se asfalti nuk është bërë mirë. E bënë vetëm sa për sy e faqe”, tha një banor.

“Duhej të bëhej siç duhet, përndryshe kështu nuk do të zgjasë shumë, sepse rruga nuk është realizuar siç duhet. Ky mur qëndron tashmë pesëdhjetë vjet dhe asgjë nuk i ka ndodhur, sepse është bërë siç duhet. Këtu ka ujë, shtrat lumi dhe përmbytje, gjithçka është shumë e ngushtë”, thotë një banor tjetër.

“Ishte një kamion i kuq, ai është mjet i rëndë dhe prandaj janë çarë ato pllaka. Ato pllaka nuk mund të mbajnë as vetura, e jo më kamion 20-30 tonelata. Kjo është turp çfarë po bëhet. Kjo varet nga tenderët, kush i fiton dhe si i fiton nuk e di. Shihet se poshtë ka pllaka betoni prej 10 centimetra. Ato nuk mbajnë asgjë, nuk kanë armaturë, nuk kanë asgjë. Mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të shembet, por nuk dihet ku dhe kur”, theksoi banori.

“Nuk është e lejueshme që kjo të ndodhë në një rrugë të asfaltuar kaq së fundmi. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe atë menjëherë”, u shpreh një banor tjetër.

Reagoi edhe LSDM-ja.

“Pas më shumë se 6 muaj punime kaotike dhe të udhëhequra në mënyrë të paaftë në rrugën ‘Haxhi Mustafa’, sot një kamion u fundos në mes të rrugës, duke zbuluar neglizhencën dhe paaftësinë totale të pushtetit lokal. Në vend të një rruge të sigurt dhe funksionale, qytetarët fituan kaos të gërmuar, kushte të pasigurta dhe probleme të përditshme”, deklaruan nga LSDM, Ohër.

– Neglizhencë dhe paaftësi e pushtetit lokal
– Qytetarët, të pasigurt përballem me probleme të tilla çdo ditë

Nga komuna e Ohrit thonë se do t’i ndërmarrin të gjitha masat që janë në kompetencë të saj për rrugën në fjalë. Por, sipas tyre rruga është realizuar dhe koordinuar nga Ministria e Transportit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër