Mbërrin për herë të parë në Sarandë kroçera luksoze franceze “Le Boréal”

Nga Xh M
463 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sarandë, 30 maj Zhurnal.mk – Ka mbërritur sot në Portin e Sarandës kroçera “Le Boréal”, një nga anijet turistike luksoze që operon në segmentin e turizmit elitar. Anija, me gjatësi 142 metra dhe nën pronësi franceze, viziton për herë të parë qytetin e Sarandës.

Në bord ndodhen rreth 200 turistë, prej të cilëve 180 janë shtetas francezë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tyre, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin atraksionet turistike dhe kulturore të Sarandës dhe zonave përreth.

Vizita e kësaj kroçere përbën një moment të rëndësishëm për turizmin lokal, duke sjellë një kategori turistësh me standarde të larta udhëtimi. Sipas programit të lundrimit, kroçera Le Boréal do të rikthehet sërish në Sarandë më 23 qershor të këtij viti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër