Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane Bekim Sali hapi Konferencën MBT 2026 në Shkup

Nga D. V.
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 02 qershor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen e Konferencës MBT 2026, e cila po mbahet në Shkup dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale në fushën e radiodifuzionit dhe telekomunikacionit.

Në fjalimin e tij, ministri Sali theksoi se transformimi digjital dhe integrimi evropian janë procese të ndërlidhura, duke potencuar se infrastruktura moderne, sistemet e sigurta të komunikimit dhe inovacioni teknologjik janë pjesë thelbësore e zhvillimit demokratik dhe ekonomik të vendit.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të ekspertizës në një periudhë kur sfidat digjitale, siguria kibernetike dhe qëndrueshmëria e infrastrukturës kritike po marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe edhe në kuadër të Bashkimit Evropian.

“Teknologjia nuk njeh kufij, ndërsa sfidat me të cilat përballemi kërkojnë zgjidhje të përbashkëta dhe partneritete të forta rajonale dhe evropiane”, theksoi Sali.

Konferenca MBT 2026 mbledh përfaqësues të institucioneve, kompanive radiodifuzive, ekspertë ndërkombëtarë dhe kompani lider në teknologji, duke trajtuar temat më aktuale si 5G Broadcast, inteligjenca artificiale, cloud teknologjitë, rrjetet quantum-safe dhe efikasiteti energjetik në sistemet moderne të komunikimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër