Mesazhet e Antonio Costa nga Kosova: Stabiliteti politik, me rëndësi për avancimin europian

Nga Xh M
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 qershor Zhurnal.mk – Mesazhin e tij e dha nga zyrat e Bashkimit Europian në Prishtinë, as krah ushtrueses së detyrës së presidentes dhe as krah kryeministrin Albin Kurti.

Antonio Costa kërkoi që politika në Kosovë të vendosi mbi dallimet politike dhe të punoj bashkarisht për ta nxjerrë vendin nga kriza.

“Mesazhi im për të gjithë liderët politikë me të cilët u takova sot është i thjeshtë: partneriteti vjen me përgjegjësi. Bashkimi Evropian mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund t’i kryejë detyrat e saj në vend të saj. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të realizuar reformat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian”, ka thënë Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa.

Presidenti i Këshillit Europian i kujtoi vendit ndihmat që ka marrë nga Brukseli.

“Është ndihma më e madhe financiare që është dhënë ndonjëherë. Deri më tani kemi investuar 3.7 miliardë euro në arsim, infrastrukturë, energji, mjedis, biznese, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Dhe jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë, sepse besojmë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Costa tha se gjatë takimeve ka inkurajuar të gjithë aktorët politikë që integrimin evropian ta bëjnë prioritet mbi ndarjet politike teksa theksoi se në rrethanat aktuale globale, zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike.

Ai foli edhe për të drejtat e komuniteteve dhe rëndësinë e zbatimit praktik të standardeve kushtetuese, ndërsa nuk pati qëndrim të ndryshuar për dialogun Kosovë-Serbi. Ai është kusht për të ardhmen europiane të të dy vendeve. Pas Prishtinës, ndalesa e radhës është Beogradi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër