Ndalohen tre të rinj në Tetovë, kapen me marihuanë

Nga D. V.
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 05 qershor,  Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (04.06.2026) në ora 20:50 në kryqëzimin e rrugës “172” dhe rrugës “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.S.(26), A.I.(20) dhe A.V.(21), të gjithë nga fshati Pallçisht i Poshtëm i Tetovës.

Siç thonë nga SPB, tek ata është gjetur dhe sekuestruar marijuanë dhe një grirëse.

“Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër