Prishtinë, 7 qershor Zhurnal.mk – Në emisionin Click në RTV21, analisti politik Blerim Canaj tha se, bazuar në rezultatet zgjedhore ndër vite, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është subjekti i vetëm politik që po shfaq trend të qartë rritës.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur luhatje në mbështetjen elektorale që nga zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa PDK dhe LDK kanë mbetur pothuajse në të njëjtat nivele.
“Prej vitit 2021, LVV herë është rritur e herë është zbritur. PDK mbetet aty, LDK po ashtu. Nuk po shoh ndonjë dallim të madh. E vetmja parti që po e shoh se është rritur është AAK-ja”, deklaroi Canaj.
