Mickoski: Bllokadat janë politikë bullgare që zgjasin me dekada, nëse jemi të durueshëm do të fitojmë

Nga D V
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve mbi arsyet e bllokimit të planit të veprimit për pakicat nga ana e Bullgarisë, sot deklaroi se supozon se “kjo është një politikë që zgjat me dekada”, ndërsa elitat e mëparshme politike nuk e kanë kuptuar dhe kanë krijuar probleme të mëdha, të cilat Qeveria tani po i zgjidh një nga një, transmeton Zhurnal.

“Nuk e di. Këtë pyetje duhet t’ua drejtoni atyre, sepse supozoj se kjo politikë zgjat me dekada. Nuk është politikë e filluar sot. Për fat të keq, disa elita të mëparshme politike tek ne nuk arritën ta kuptojnë, ishin afatshkurtra dhe, supozoj, të pamenduara ose të udhëhequra nga interesat personale, duke menduar se nëse nënshkruajnë një fletë të bardhë, të gjitha problemet do të zgjidhen. Kjo nuk funksionon në botën reale dhe në politikën reale. Për fat të keq, krijuan probleme të mëdha dhe tani duhet t’i zgjidhim një nga një. Por ne do të luftojmë, sepse kjo është detyra jonë të luftojmë. Asgjë në jetë nuk vjen shpejt dhe lehtë, për gjithçka duhet të përballesh dhe të fitosh. Kemi treguar se dimë të fitojmë, do të fitojmë edhe këtë herë, vetëm kërkoj durim”, deklaroi Mickoski, i cili mori pjesë në hapjen e një fabrike të re të “Makprogress” në Vinicë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër