Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik është nën kontroll, nuk ka vend për shqetësim

Nga D. V.
1,088 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska deklaroi se nuk ka arsye për shqetësim në lidhje me nivelin e borxhit publik, duke theksuar se çështja kryesore është qëllimi i huamarrjes dhe efektet që ato fonde krijojnë në ekonomi.

Ministrja theksoi se çdo huamarrje duhet të shqyrtohet përmes prizmit të investimeve të financuara me ato fonde, duke e krahasuar procesin me marrjen e një kredie nga një bankë, ku gjëja më e rëndësishme është nëse investimi është i justifikuar dhe sjell rezultate.

“Nëse e shikojmë periudhën e kaluar, përqindja e BPV-së tregon qartë se rritja që kemi planifikuar po arrihet, e gjitha kjo është rezultat i atyre huamarrjeve të reja”, tha Gordana Dimitrieska-Koçoska në “Top Tema”.

Ministrja vlerësoi se në periudhën e kaluar, si rritja ekonomike ashtu edhe lëvizja e borxhit publik janë menaxhuar me sukses, i cili, sipas saj, mbetet nën kontroll dhe është nën nivelin prej 60 përqind të BPV-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër