Katz: Ushtria izraelite do të qëndrojë në Liban pa afat të caktuar

Nga D V
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tel Aviv, 15 qershor, Zhurnal.mk – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi sot se ushtria izraelite (IDF) do të vazhdojë të qëndrojë në zonat e sigurisë në Liban pa kufizim kohor, pavarësisht presioneve për tërheqje, raportoi BBC.

Sipas Katz, vendimi është marrë në koordinim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa prania ushtarake do të vazhdojë edhe në Siri dhe Gaza.

Ai theksoi se Izraeli synon të shkatërrojë të gjitha infrastrukturat, që i konsideron terroriste për të mbrojtur kufijtë e tij.

Deklarata e Katz erdhi pas arritjes së marrëveshjes kornizë mes SHBA-së dhe Iranit, e ndërmjetësuar nga Pakistani, e cila parashikon ndërprerjen e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

Ndërkohë, në Liban shpresat për fundin e konfliktit mes Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollahut, mbeten të paqarta.

Disa familje kanë nisur të kthehen në zonat e tyre, megjithëse autoritetet paralajmërojnë se situata nuk është ende e sigurt.

Lufta ka lënë pasoja të rënda në Liban, me mbi 3 700 të vrarë, rreth një milion të zhvendosur dhe dhjetëra fshatra të shkatërruara, në jug të vendit.

Shumë libanezë mbeten skeptikë, nëse armëpushimi i ri do të sjellë një paqe të qëndrueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër