Tiranë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Pasi SPAK ka shpallur pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, sot është mbajtur seanca për 11 të pandehurit.
Fatjon Baçi ishte arrestuar për shkak të arratisjes nga spitali i burgut të Altin Ndoci, i cili ka fituar lirinë që në datën 4 qershor nga Gjykata e Apelit e Tiranës. Baçi është i pandehur së bashku me biznesmenin Elman Abule dhe 9 të tjerë, të cilët u ndanë nga dosja Veliaj pasi janë me gjykim të shkurtuar.
Në këtë fazë do të jepen konkluzionet e mbrojtjes, pasi SPAK ka përfunduar konkluzionet e veta, raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha.
Për Fatjon Baçin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 5 vjet burg/ 3 vjet 4 muaj, pezullim shërbim prove.
