Balla pret raporterin e PPE për Shqipërinë, Kovatchev: Mbështetje e plotë për anëtarësimin në BE deri në 2027

Nga D V
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Andrey Kovatchev, zëvendëskryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme dhe raporter për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane (PPE).

Gjatë takimit, Kovatchev, i cili shoqërohej nga deputetë të Parlamentit të Bullgarisë, riafirmoi mbështetjen e Bullgarisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për objektivin e përmbylljes së negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027.

Në fjalën e tij, Balla ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë dhe të PPE-së për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë ndodhet më pranë se kurrë realizimit të aspiratës për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe anëtarësimi i Bullgarisë në zonën Euro gjatë këtij viti, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi u vlerësuan si vendet më të avancuara të rajonit në procesin e integrimit europian.

Kryetari i Grupit Parlamentar Balla ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Parlamentit Europian dhe të PPE-së ndaj Shqipërisë, mbështetje e reflektuar edhe në draft-rezolutën për vendin tonë, e cila pritet të miratohet të mërkurën në Strasburg.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër