Instrumenti për Reforma dhe Rritje, sot takimi BE-Kosovë

Nga D. V.
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 qershor, Zhurnal.mk – Sot do të mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE–Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

Takimi do të zhvillohet në Ndërtesën e Qeverisë, në Sallën P38, duke filluar nga ora 09:00.

Komiteti Monitorues BE–Kosovë pritet të trajtojë çështje që lidhen me zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, një mekanizëm i Bashkimit Evropian që synon mbështetjen e reformave dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Më shumë detaje nga takimi pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër