Ministria e Energjetikës ndërton një të ardhme të sigurt, moderne dhe evropiane energjetike

Nga D V
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale realizoi një nga agjendat më të gjera reformuese dhe investuese në fushën e energjetikës, minierave dhe menaxhimit të burimeve natyrore, duke vendosur themele të forta për siguri më të madhe energjetike, zhvillim ekonomik dhe standard më të mirë jetese për qytetarët.

Në periudhën qershor 2025 – qershor 2026, Ministria punoi në më shumë se 700 aktivitete, takime dhe ngjarje vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa paralelisht u zbatuan reforma të mëdha ligjore, projekte strategjike infrastrukturore dhe politika për një tranzicion të gjelbër dhe të drejtë energjetik.

„Kjo ishte një vit i rezultateve. Një vit në të cilin krijuam ligje të reja, filluam projekte historike infrastrukturore, siguruam mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare dhe vendosëm rend, plan dhe transparencë në sektorët që janë thelbësorë për zhvillimin e shtetit”, theksoi ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska.Reforma dhe standarde evropiane Një nga rezultatet më të rëndësishme është miratimi i Ligjit të ri për Energjetikën, i harmonizuar plotësisht me legjislacionin evropian dhe i vlerësuar pozitivisht nga Komuniteti i Energjisë. Në të njëjtën kohë, është miratuar Plani i Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën 2025–2030, me të cilin janë parashikuar 61 masa konkrete për dekarbonizim dhe tranzicion energjetik.

Paralelisht punohej edhe në zgjidhjet e reja ligjore për burimet e ripërtëritshme të energjisë, minierat, gjeologjinë dhe partneritetet publiko-private, me qëllim krijimin e një kuadri rregullator modern dhe të parashikueshëm për qytetarët dhe investitorët. Progres në reforma (2024 vs 2025/2026):
– Tregjet dhe integrimi i tregut: Rritje nga 54% në 61%. – Siguria e furnizimit: Rritje nga 21% në 41%.
Projekte historike infrastrukturore
Në fushën e naftës dhe gazit natyror u realizuan aktivitete të rëndësishme për rritjen e sigurisë energjetike të shtetit.

Pas 13 vitesh, për herë të parë u vu sërish në funksion produktpërçuesi Selanik–Shkup,
filloi ndërtimi i interkoneksionit të gazit me Greqinë, u shpall tenderi për interkoneksionin
me Serbinë, ndërsa Maqedonia u bë pjesë e projektit rajonal ,,Korridori Vertikal “
Është hartuar edhe Vlerësimi kombëtar i rrezikut në furnizimin me gaz, në përputhje me
rregullativën evropiane.
Burimet e ripërtëritshme dhe sistemet e baterive – energjia e së ardhmes
Ministria vendosi një model të ri të planifikimit të investimeve përmes Planeve vjetore
për ndërtimin e objekteve energjetike për vitet 2025 dhe 2026.
Vetëm për Planin e vitit 2027, në Ministri kanë arritur më shumë se 800 iniciativa nga
investitorë privatë dhe shtetërorë. Është vendosur një sistem GIS për digjitalizimin e
procedurave për energjinë e erës, janë paguar mbi 50 milionë denarë mbështetje për
prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, ndërsa sistemet e baterive për
ruajtjen e energjisë u bënë shtyllë e politikës së re energjetike.
– Është vendosur detyrimi për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë.
– Integrim më i mirë i centraleve diellore dhe të erës.
– Rritje e sigurisë së sistemit elektroenergjetik.
– Uljen e humbjeve dhe kostove të balancimit.
– Mbështetje për tranzicionin energjetik dhe dekarbonizimin
Minierat dhe gjeologjia – menaxhim i qëndrueshëm i pasurive natyrore
Në fushën e minierave dhe gjeologjisë u vendos një qasje e re e bazuar në
qëndrueshmëri, kontroll dhe menaxhim strategjik. Për herë të parë u krijua një Sektor i
veçantë për Gjeologjinë, për menaxhim strategjik të kërkimeve gjeologjike dhe lëndëve
të para minerale kritike. U miratua Strategjia e parë për kërkimet gjeologjike dhe
shfrytëzimin e qëndrueshëm të lëndëve të para minerale 2026–2046
Menaxhohen në mënyrë aktive 284 miniera, është vendosur mbikëqyrje moderne
digjitale për kontroll më efikas dhe të përforcuar, ndërsa të ardhurat nga tarifat e
koncesioneve janë rritur ndjeshëm. Rritje prej mbi 200% e të ardhurave nga koncesionet
në bazë të lëndës së parë minerale të eksploatuar dhe të shitur.
Për herë të parë rregullohet edhe statusi i rubinit maqedonas dhe i gurëve të tjerë të
çmuar dhe gjysmë të çmuar..
Ministrja e Energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, në një takim
informues me gazetarët njoftoi se ka përfunduar procesi i mbrojtjes institucionale të rubinit
maqedonas si mineral me prejardhje gjeografike – maqedonase. Me këtë vendim, rubini
maqedonas fiton statusin e trashëgimisë minerale kombëtare të mbrojtur.
Tranzicion i drejtë dhe efikasitet energjetik
Ministria vendosi një sistem funksional për tranzicion të drejtë dhe mekanizma për
monitorimin e zbatimit të masave të parashikuara me politikat kombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër