Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë

Nga D V
980 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë për Maturën Shtetërore 2026.

Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila ndau edhe linkun përkatës, ku çdo maturant mund të gjejë rezultatet e provimit.

Mbi 26 mijë maturantë kanë dhënë deri tani provimin e gjuhës së huaj më 2 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 9 qershor,  të matematikës më 16 qershor dhe pritet të zhvillojnë atë me zgjedhje më 23 qershor.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.

Rezultatet mund të gjehen në linkun:

https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-D1.pdf

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër