Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n

Nga D. V.
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i mbajtur në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

Në këtë takim morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë.

“Pjesëmarrësit, përfshirë ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar si Dan Jarvis, rikonfirmuan mbështetjen e fortë për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial kundër agresionit rus”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes.

Në margjinat e takimit, bëhet e ditur se Maqedonci zhvilloi edhe biseda me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të tjerë, me fokus në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë.

Kjo ministri më tej thekson se Kosova theksoi përkushtimin e saj për të qëndruar në krah të aleatëve dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër