Tiranë, 22 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Turizmi, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja informoi se godina e re Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë është drejt përfundimit.
Gonxhja e cilësoi këtë si një prej projekteve më komplekse dhe një prej investimeve më të rëndësishme për artin, edukimin dhe krijimtarinë e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.
“Godina e re e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, tek Garda, po merr formë çdo ditë, duke u shndërruar në një hapësirë moderne, multifunksionale dhe të pajisur me teknologjitë më bashkëkohore për artet skenike. Me mbi 7,000 m² hapësira funksionale, skenë të dyfishtë të lëvizshme, amfiteatër të hapur, studio krijuese dhe punishte profesionale, kjo qendër do të jetë një shtëpi e re për talentin, imagjinatën dhe zhvillimin artistik të brezave të rinj”, tha Gonxhja.
Kjo qendër do të ofrojë mundësi bashkëpunimi edhe me institucione ndërkombëtare.
Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë do të shërbejë edhe si një mundësi për zhvillimin e kurseve të ndryshme për artet skenike, përfshirë aktrim, balet, muzikë dhe shumë aktivitete të tjera, duke i mundësuar të rinjve të shfaqin dhe zhvillojnë talentet e tyre.
Me këtë projekt, Tirana fiton një hapësirë unike, që do të stimulojë kreativitetin e fëmijëve dhe rinisë së qytetit.
