Zv/kryeministri Bekim Sali dhe ambasadorja e Danimarkës diskutojnë për reformat dhe rrugën drejt BE-së

Nga R.ZH
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 qershor, Zhurnal.mk – Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Danimarkës në vend, Pernille Dahler Kardel.

Sipas Salit, në takim është biseduar për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, reformat prioritare dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Kënaqësi të mirëprisja Ambasadoren e Mbretërisë së Danimarkës, SH.S. Pernille Dahler Kardel, në një takim të frytshëm pune.

Diskutuam për procesin e integrimit evropian, reformat prioritare dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Danimarka i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër