Alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë rezulton i rremë

Nga Xh M
985 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 qershor Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, informata e pranuar është trajtuar menjëherë nga njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e saj.

Pas kontrolleve të detajuara të kryera nga njësitet kompetente në terren, nuk është gjetur asnjë mjet apo objekt i dyshimtë.

/Kosovapress/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër