Shpërthen zjarr në kufirin në mes RMV-së dhe Greqisë në Dojran

Nga D. V.
1,440 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Një zjarr shpërtheu sot në mëngjes në lokacionin Vlladaja në Komunën e Dojranit dhe është ende aktiv, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas informacioneve nga dega e QMK-së në Gjevgjeli, zjarri është raportuar rreth orës 10:00, dhe në vendngjarje ndodhen dy automjete zjarrfikëse nga kompania vullnetare e zjarrfikësve “Dojran” me pesë zjarrfikës dhe një automjet special nga Departamenti i Zjarrfikësve të Gjevgjelisë me tre zjarrfikës.

Vendndodhja është siguruar edhe nga një automjet policor.

Departamenti Qendror i Zjarrfikësve – Gjevgjeli informon se po digjet një mal me dru bredhi, dhe për shkak të erës zjarri po përhapet në disa drejtime. Deri më tani nuk ka kaluar në territorin e Greqisë fqinje, por është në afërsi të kufirit.

Mediat greke nga Kukushi fqinj kanë raportuar tashmë për zjarrin, i cili është i dukshëm nga kufiri i tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër