8.9 miliardë lekë i shtohen buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, në fokus rritja e pagave

Nga D. V.
1,074 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë më shumë krahasuar me parashikimin fillestar për të njëjtin vit, duke shënuar rritjen më të madhe për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rritja e financimit synon të përmirësojë drejtpërdrejt kujdesin ndaj qytetarëve, cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjen sociale për familjet.

Në fokus të kësaj rritjeje, thekson MSHMS është vijimi i politikës së rritjes së pagave në sistemin shëndetësor, e cila nisi të zbatohet në janar të vitit 2026. Gjithashtu, parashikohet vazhdimi i rritjes së pagave për personelin e shërbimit të urgjencës në të gjithë vendin.

Buxheti shtesë do të mbështesë edhe dyfishimin e pagesës së aftësisë së kufizuar për fëmijët, masë që prek drejtpërdrejt 10 240 fëmijë me aftësi të kufizuar.

Një tjetër komponent i rëndësishëm, sipas MSHMS-së është njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 657 kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar, duke forcuar mbështetjen sociale për këtë kategori.

Financimi do të shërbejë edhe për rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, me synim standardizimin dhe modernizimin e shërbimeve spitalore dhe të kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër