Tetova zgjedh emra të rinj për rrugët, në listë mbi 60 figura shqiptare, maqedonase dhe ndërkombëtare

Nga Xh M
1,280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 korrik Zhurnal.mk – Pas 165 ditësh pa pasur asnjë mbledhje, komisioni për emërtimin e rrugëve në Tetovë sot mbajti mbledhjen e parë, ku u përzgjedhën mbi 60 emra për rrugët e Tetovës.

Sipas kryetarit të komisionit, emrat e rrugëve në Tetovë do të tregojnë realitetin etnik, ndërsa janë përzgjedhur emra të figurave që kanë dhënë kontribut për kombin shqiptar, atë maqedonas, por edhe emra ndërkombëtarë.

“Rrugët e Tetovës duhet të pasqyrojnë identitetin e plotë të qytetit, historinë, kulturën dhe karakterin shumëetnik. Në të gjenden figurat e mëdha të historisë dhe kombit shqiptar si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Naim, Sami, Abdyl Frashëri, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza e kështu me radhë.

Gjithashtu përfshihen edhe personalitete që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore, arsimore, sportive të Tetovës, si Murat Isaku e Abdylaziz Islami, dirigjenti Bani Jaja, futbollisti Haçim Memeti.

Kemi përfshirë edhe emrat më të mëdhenj të kulturës shqiptare: Ismail Kadare, Migjeni, Bekim Fehmiu.

Gjithashtu, edhe rrugët ku jetojnë bashkëqytetarët tanë maqedonas nuk do të mbajnë më emra jugosllavë, por emrat e figurave të historisë dhe kulturës maqedonase si Kërste Petkov Misirkov, regjisori Branko Gapo dhe skulptorja Borka Avramova e kështu me radhë”, tha Qamili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër