Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi një takim me drejtorin e Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), Albert Hani, ku u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e proceseve reformuese.
Gjatë bisedimeve u theksua rëndësia e pjesëmarrjes aktive të Republikës së Maqedonisë së Veriut në punën e RAI-t, si dhe nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.
Ministri Shasivari konfirmoi mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë për aktivitetet e ardhshme të RAI-t, përfshirë Konferencën Rajonale për Vlerësimin e Rreziqeve nga Korrupsioni dhe Verifikimin e Legjislacionit nga aspekti i korrupsionit në sektorin e sigurisë, e cila do të mbahet në Shkup, si dhe pjesëmarrjen e tij në ngjarjen ministrore shoqëruese për luftën kundër korrupsionit në kuadër të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë.
