Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt pikave të përbashkëta kufitare, Qeveria dërgon marrëveshjen në Kuvend

Nga Xh M
1,018 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 korrik Zhurnal.mk – Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Shqipërisë ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila parashikon ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe unifikimin e veprimtarive të kontrollit mes dy vendeve.

Nisma, e cila vjen pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, synon të vendosë një kuadër të ri për menaxhimin e kufirit shtetëror dypalësh.

Vendimi qeveritar i hap rrugë procedurës parlamentare, ku marrëveshja do t’i nënshtrohet diskutimit dhe miratimit nga ligjvënësit.

V e n d i m

Për propozimin e projektligjit “për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër