Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet dëshmia e 12 personave

Nga L. M
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

ë Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj personave të akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” në rastin e vrasjes së zyrtarit policor Muhamet Lika.

Seanca e parë është udhëhequr nga gjyqtari Ilir Bytyqi, ndërsa gjatë paraqitjes fillestare i akuzuari Haki Bela është deklaruar i pafajshëm për veprën që i vihet në barrë.

Gjatë procesit gjyqësor pritet të dëgjohen disa dëshmitarë, përfshirë Nehat Likën, Sabedin Laçin, Pajazit Elezin, Armend Rakën, Driton Dardhishtën, Adriatik Vishin, Egzon Tushën, Elmedin Rakën, Xhelal Çakën, Hamit Reçicën, Nderim Osmanin dhe Violeta Mulakun.

Sipas njoftimeve nga seanca, për këtë proces janë planifikuar dëgjime të dëshmitarëve në fazat e ardhshme të shqyrtimit gjyqësor.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër