Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka marrë fjalën në Kuvend, ku tha se opozita po kërkon të shtyjë seancën për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë.
Sipas tij, opozita nuk do që në Kuvend të diskutohet për çështjen e “21 janarit”. Ndër të tjera u shpreh se kjo opozitë nuk e konkurron Partinë Socialiste as me votë dhe as me ide.
“Kuptohet arsyeja pse kërkoni të zgjateni pafund siç bëtë në seancën e kaluar. Sot në këtë Parlament do të raportojnë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë së re.
Ju e keni të qartë pse e zgjasni këtë bisedë, sepse drama më e madhe është 21 janari. Edhe ne kemi dëshirë ta dëgjojmë çfarë do të thuhet për këtë çështje. Protesta bëhen pa fund në këtë vend. Por vetëm ju keni gjuajtur me armë në këtë vend ndaj protestuesve. Nxitja e dhunës nuk është diçka e re. Në atë bulevard dy herë është gjuajtur me armë dhe dy herë keni gjuajtur ju.
Në përfaqësojmë Shqipërinë e cila organizon vitin e ardhshëm dy nga samitet më të mëdha politike dhe botërore, atë të OSBE-së dhe të NATO-s. Ne na votuan për Europën, por nuk mund të rrimë 5 orë procedurë. Partinë Socialiste nuk e konkurroni dot as me votë, as me ide, as me projekt, as me program”, tha Klosi. /CNA
