Vrau ish-vjehrrin, 35-vjeçari lë të lirë ish-bashkëshorten që e mbante peng – po negociohet për dorëzimin e tij

Nga D. V.
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 korrik, Zhurnal.mk – 35-vjeçari Nertil Buzi ka lënë të lirë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. Plaka, të cilën e mbante peng prej disa orësh, ndërkaq po negociohet që të dorëzohet autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm Nertil Buzi dyshohet se vrau me armë zjarri ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, si dhe mori peng ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja me makinë.

Sipas dëshmive të të afërmeve të viktimës për A2CNN, 35-vjeçari ishte arrestuar edhe herë të tjera nga Policia e Fierit, por ishte lënë i lirë nga Prokuroria.

Po ashtu të afërmit e viktimës pretendojnë se autori kishte kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten, dhe ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ishte e paralajmëruar

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër