Klekovski në takim me përfaqësues të mjekëve amë dhe të “Terminit tim”: Së bashku për termine më të shpejta dhe më efikase

Nga Xh M
910 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 korrik Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sot mbajti takim me përfaqësues të mjekëve amë dhe Drejtorisë për shëndëetësi elektronike “Termini Im”, ku u bisedua për mundësitë që mjekët amë në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase të sigurojnë termine për kontrolle specialistike përmes sistemit “Termini Im”.

Në takim, siç informojnë nga Minsitria e Shëndetësisë, ku morën pjesë përfaqësues të Shoqatës së mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe Shoqatës së mjekëve privatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga Drejtoria për shëndetësi elektronike u bisedua edhe për vegla të posaçme për kërkim të termineve të dëshiruara.

Në takim u dakordua që Ministria, së bashku me Drejtorinë për shëndetësi elektronike mbeten të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me përfaqësuesit e mjekëve amë, entet shëndetësore dhe kompanitë softuerike, me qëllim që të vendoset sistem efikas dhe efektiv për termine.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër