Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Nga Xh M
915 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 korrik Zhurnal.mk – Mbi 17 mijë aplikime ka pasur nga qytetarët për të rivlerësuar pronën e tyre me tatim të reduktuar 5 përqind.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu tha se më shumë interes ka nga qytetarët në Tiranë dhe vendet bregdetare.

Sipas tij, periudha e verës ka pasur edhe një interes të shtuar për rivlerësimin e pronave.

“Interesi ka qenë goxha i lartë. Dy muajt e para ishin të ngarkuara, tani ka rënë ritmi. Shikojmë tani pjesën e verës, të qershorit dhe korrikut që rikthehen emigrantët dhe ka interes akoma më të shtuar. Pjesa më e madhe është kryeqyteti, Tirana, pastaj është pjesa e bregdetit. Durrësi, Vlora dhe Saranda. Interesi është nga ana e qytetarëve. Ata janë përfituesit kryesorë, kanë blerë një apartament me vlerë goxha të ulët dhe sot vlera e tyre është shumëfishuar. Prandaj ata kanë interes që të përfitojnë nga ky 5 përqind. Kushdo që ka një pronë për të shitur, do duhet ta bëjë, sepse po flasim për prona para shumë vitesh, që kanë qenë me vlera të regjistruara goxha minimale, në krahasim me tregun e sotëm”, theksoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër