Promovohet rruga “Avni Mula” në Dizhon të Çairit

Nga Xh M
1,013 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 korrik Zhurnal.mk – Komuna e Çairit përuroi sot rrugën “Avni Mula”, që është njëri prej personaliteteve më të mëdha të muzikës klasike shqiptare.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë kësaj ceremonie tha se, përurimi u realizua në ditët kur në Çair po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Çarshia”, duke i dhënë këtij akti një simbolikë të veçantë dhe duke lidhur trashëgiminë kulturore shqiptare me promovimin e artit bashkëkohor.

Ndërkaq, në përpurimin e rrugës ishte edhe sopranoja me famë botërore, Inva Mula e cila është vajza e Avni Mulës, të cilës i ndau edhe një pllakë mirënjohjeje për kontributin e saj të në promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe për vazhdimin e trashëgimisë artistike të familjes Mula.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër